Prishtina dhe Peja me sponsor të ri

Njoftohet se këto dy klube do ta kenë përkrahje financiare e morale nga kompania ALBA Qeramika.
“Më 13 mars u shënua dita më e madhe për historinë e basketbollit të Kosovës, kur zyrtarisht u pranuam në FIBA. Vlerësojmë se ky është momenti më i nevojshëm për ta përkrahur basketbollin kosovar, djemtë dhe vajzat tona që kanë luajtur me shumë sakrifica për vite, duke na dhuruar gjithmonë kënaqësi”, ka thënë drejtori menaxhues i ALBA Qeramika-s, Fisnik Deçani, transmeton Ripost.
“Duke e ditur rëndësinë e këtij pranimi, klubeve tona i duhet përkrahje e jashtëzakonshme. Këtë përkrahje Peja dhe Prishtina do ta kenë tash e tutje edhe nga ALBA Qeramika”, ka shtuar Deçani.
Kontratat për përkrahjen e dy klubeve më të suksesshme kosovare në ALBA Qeramika-n u nënshkruan këtë javë dhe do të zgjasin deri në fund të vitit.



















































