LAJMI I FUNDIT:

Prishtina bëhet me një kinema më shumë

Prishtina bëhet me një kinema më shumë

Në pranverën e vitit 2016 kryeqyteti jonë do të bëhet edhe me një kinema. Ky është njoftimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, thotë se sapo ka marrë këtë informacion nga një kompani kosovare.

Kjo kompani sipas Ahmetit ka arritur marrëveshje me Cineplex për hapjen e kinemasë-multiplexit të parë në Kosovë.

“Prishtina bëhet pjesë e familjes së qyteteve me kinema me teknologjitë e fundit. Besoj se kompanitë do t’i bëjnë publike detajet e këtij investimi dhe njëkohësisht ju uroj sukses në Prishtinë. Filmdashësve si puna ime ju uroj hapje sa më të shpejtë të kinemave”, është njoftimi i Ahmetit në Facebook.


Artikull i sponzorizuar