Blutë e Londrës startuan keq këtë takim, me vendasit që kishin gjithë presionin në fillim, e nga ana tjetër Mourinho e dinte se vetëm fitorja do t'i jepte një shtytje të mirë sezonit.

Në minutën e nëntë u inkuadrua Naismith, që askush nuk e mendoi se do të ishte heroi i takimit.


Pikërisht Naismith në minutën e 17-të arriti që të gjendej mirë në zonë pas krosimit të Galloëay, për të realizuar me kokë për 1-0.

Vetëm pesë minuta më vonë (22') ishte Ros Barkley ai që gjeti Naismithin të hapur, e ky i fundit nuk priti fare për të lënë me gishta në gojë portierin Courtois, për 2-0 dhe tronditjen e Chelseat.

Në lojë Blutë i ktheu serbi Nemanja Matic i cili kur provoi fatin nga 35 metra edhe i eci, duke realizuar një gol mjaft të bukur.

Ky ishte rezultati i pjesës së parë, kurse në pjesën e dytë ishte vetëm një skuadër në terren dhe një lojtar – Evertoni dhe Lukaku... oops, mos ta harrojmë edhe Naismithin.

Pikërisht Evertoni kërkoi ta mbyllte dilemën, kur Lukaku u gjend 5 herë para zonës, e madje një herë edhe u shkaktua indirekt nga Terry, me ç'rast shpëtoi gol të sigurt të Lukakut.

Dhe atë që s'e bëri Lukaku e bëri njeriu i ndeshjes, Steven Naismith. Pas një pasimi maestral nga Ross Barkley ishte vet Naismith që mashtroi krejt mbrojtjen e Chelseat dhe realizoi për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi (82')

Chelsea edhe zyrtarisht është në krizë të thellë me vetëm një fitore pas pesë javësh dhe dy humje të regjistruara.

Kjo Chelseat i jep vetëm katër pikë në vendin e 15-të, 8 më pak se City që udhëheq tabelën dhe pikërisht këta të fundit mund të rrisin diferencën në 12 pikë me Blutë, një fakt që do t'a linte skuadrën e Mourinhos larg dëshirës për të mbrojtur trofeun e fituar në maj të këtij viti.

Evertoni nga ana tjetër po hec mbarë me tetë pikë në pozitën e tretë. /Telegrafi/

telegrafi sport app