LAJMI I FUNDIT:

Prindërit e foshnjave të porsalindura në Skenderaj marrin nga 100 euro

Prindërit e foshnjave të porsalindura në Skenderaj marrin nga 100 euro
Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se kanë bërë ekzekutimin e pagesave të para për fëmijët e porsalindur.

Jashari ka bërë të ditur se kanë qenë 70 aplikime, transmeton Telegrafi.


“Sot kemi ekzekutuar pagesat e para të subvencionit për fëmijët e porsalindur për 70 aplikimet që janë bërë nga data 04.01.2021 e deri me 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje. Aplikimi për të marrë këtë subvencion po vazhdon për çdo ditë pune, andaj i ftoj të gjithë prindërit që të kryejnë aplikimin në mënyrë që të marrin sa më shpejtë subvencionin”, ka thënë ai.

Jashari ka thënë se përkrahja për familjen dhe fëmijët duhet të jetë më e madhe, por që buxheti është i limituar.

“Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën në veçanti duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës sonë nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni”, thotë ai.

Kryetari i Skenderajt, thotë se krahas ndihmave nga komuna, edhe shtetit duhet të fillojë me dhënien e shtesave.

“Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në mënyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë dhe krijimin e kushteve më të favorshme për rritjen e fëmijëve. Uroj që të kemi sa më shumë lindje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori