LAJMI I FUNDIT:

Prindër, vajza, trajnerë: Biografi e shkurtër e nëntë viktimave të aksidentit tragjik me helikopterin e Kobe Bryant

Prindër, vajza, trajnerë: Biografi e shkurtër e nëntë viktimave të aksidentit tragjik me helikopterin e Kobe Bryant
Kobe Bryant (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Nëntë njerëz e humbën jetën të dielën kur po udhëtonin drejt një ndeshjeje basketbolli në Thousand Oaks, kur për shkak të kushteve të këqija të motit, helikopteri i tyre u rrëzua dhe u kaplua nga flakët në Calabasas të Kalifornisë.

Autoritetet e qarkut të Los Angelesit kanë konfirmuar se tashmë janë marrë nga vendi i ngjarjes trupat e pajetë të nëntë të vdekurve që e humbën jetën në aksident. Në mesin e viktimave ishte edhe pronari i helikopterit, Kobe Bryant, vajza e tij 13 vjeçare, Gianna, piloti dhe gjashtë njerëz të tjerë identiteti i të cilëve tashmë është bërë i ditur.


Më poshtë jua sjellim të dhënat e viktimave:

Kobe Bryant, 41 vjeçar

Kobe Bryant (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Kobe Bryant ishte njëri ndër basketbollistët më të mirë në histori dhe një inspirim për gjenerata të shumta përreth botës, me një karrierë 20 vjeçare në NBA me Los Angeles Lakers, klubin e vetëm me të cilin luajti.

Ai kishte një martesë 19-vjeçare me Vanessa Bryant dhe ishte baba i katër vajzave duke e përfshirë edhe 13-vjeçaren Gianna, e cila e humbi jetën me të në aksidentin ajror.

LEXOJENI HISTORINË E TIJ TË PLOTË

Gianna Bryant, 13 vjeçare

View this post on Instagram

My Gigi

A post shared by Kobe Bryant (@kobebryant) on Sep 3, 2019 at 1:59pm PDT

Gianna Bryant ishte vajza e dytë e legjendës së basketbollit, i cili ishte baba i katër vajzave. Ajo ishte e preferuara e babait, duke qenë se i kishte ndjekur hapat e tij në basketboll.

“Ajo ishte diçka tjetër në parket”, kishte thënë Bryant për The Times në vitin e kaluar. Ajo ishte 13 vjeçare dhe ish-ylli i NBA shpresonte që një ditë të ishte pjesë e WNBA.

E njohur me nofkën Gigi, kishte treguar talentin e babait që në fëmijëri. Kobe ishte rregullisht i pranishëm në ndeshjet e saja të basketbollit për ta motivuar për një karrierë në basketboll.

Mirëpo, mëngjesin e të dielës, ajo dhe babai i saj udhëtonin me helikopter për një ndeshje stërvitore basketbolli, kur helikopteri u rrëzua dhe ata e humbën jetën.

John Altobelli, 56 vjeçar; Keri Altobelli, 46 vjeçare; Alyssa Altobelli, 13 vjeçare

John (në mes), Keri (në të djathtë) dhe Alyssa Altobelli (poshtë majtas) ishin viktima të tragjedisë. Çifti ka lënë pas vetes djalin J.J. dhe vajzën Alexis (Foto: Orange County College)

John Altobelli dhe gruaja e tij, Keri, ndodheshin në helikopter së bashku me vajzën e tyre Alyssa, e cila luante në të njëjtin klub me Gianna Bryant.

Altobelli ishte trajner afatgjatë bejsbolli në Orange Coast College. Ai i drejtoi Pirates drejt katër titujve të kolegjit në Kaliforni dhe regjistroi më shumë 700 fitore në 27 vitet e kaluar në shkollë.

Ai ishte i afërt me Bryant dhe udhëtonte shpesh me helikopterin e tij. Ndërsa në ditën e tragjedisë udhëtoi bashkë me familjen.

Christina Mauser, 38 vjeçare

Christina Mauser me bashkëshortin e saj (Foto: NY Times)

Mauser ishte asistent-trajnerja kryesore e ekipit të basketbollit të vajzave në Mamba Sports Academy, ndërsa ndër lojtaret e saja ishin edhe Gianna Bryant dhe Alyssa Altobelli (të dyja viktima të tragjedisë). Ajo njëherësh e udhëhiqte departamentin brenda akademisë për lojtaret premtuese për WNBA.

Christina ishte nënë e tre fëmijëve dhe kishte sy për të vlerësuar pjesën defensive të lojës së basketbollit, gjë që e kishte vërejtur Kobe. Deri në vitin 2018, ajo dhe burri i saj, Matt Mauser, kishin punuar në Harbor Day School, ku i trajnonin ekipet e basketbollit të vajzave të shkollës fillore.

Ara Zobayan, 50 vjeçar

Ara Zobayan (Foto: NY Times)

Një pilot me përvojë më se 20 vjeçare. Pilotimin e kishte nisur që si student, ndërsa para më shumë se dy dekadash ishte bërë pilot i rregullt me licencë dhe madje i ka mësuar të tjerët të pilotonin si instruktor i certifikuar i fluturimeve.

Zobayan ishte një pilot veteran i përgatitur mirë në topografi dhe kushtet e motit të Los Angeles.

Sarah Chester, 45 vjeçare dhe Payton Chester, 13 vjeçare

Payton dhe nëna e saj Sarah Chester e humbën jetën në aksident (Foto nga familja: LA Times)

Nëna Sarah dhe vajza Payton Chester ishin në mesin e nëntë viktimave të tragjedisë me helikopter. Në një deklaratë të familjes Chester që është publikuar nga shkolla e Payton në San Juan Capistrano, ata e kanë shprehur pikëllimin dhe dëshpërimin pas kësaj humbjeje të madhe.

Sarah Chester kishte punuar si arsimtare në shkollë, ndërsa më pas e kishte lënë punën për t’iu përkushtuar familjes. Ajo kishte edhe dy djem 16 vjeçare.

Payton kishte luajtur për ekipin e Bryant për disa vite dhe planifikonte ta vazhdonte lojën e basketbollit edhe në shkollë të mesme dhe në kolegj.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori