LAJMI I FUNDIT:

Princi William u pa në tribunat VIP në Wembley duke shikuar ndeshjen e Anglisë, krahas David Beckham dhe Boris Johnson

Princi William u pa në tribunat VIP në Wembley duke shikuar ndeshjen e Anglisë, krahas David Beckham dhe Boris Johnson

Princi William dukej entuziast ndërsa mbështeste Anglinë në fitoren spektakolare të ekipit në gjysmëfinalen e Euro 2020 ndaj Danimarkës në Wembley Arena të mërkurën.

Duka i Kembrixhit, 39 vjeç, i cili dukej elegant i veshur me një kostum, mund të shihej duke duartrokitur nga tribunat ndërsa brohoriste për skuadrën e “Tre Luanëve” të Gareth Southgate, shkruan DailyMail.

Ai u bashkua me Kryeministrin Boris Johnson dhe gruan e tij Carrie, si dhe Princeshën e Kurorës së Danimarkës, Mary, 49 vjeçe dhe burrin e saj Princin e Kurorës, Frederik, 53 vjeç dhe djalin e tyre 15 vjeçar, Princi Christian.

Por ndërsa Princi William përfaqësonte monarkinë britanike, gruaja e tij, dukesha e Kembrixhit, u detyrua të vetë-izolohej pasi ajo ra në kontakt me dikë që doli pozitiv.

Princi që kombinoi veshjen e tij me një kravatë me vija të kuqe dhe blu, u bashkua me personazhe të tjerë VIP që ishin në gjendje të shikonin ndeshjen brenda stadiumit të Wembleyt – përfshirë ish legjendën e futbollit, David Beckham.

Sipas një marrëveshje të arritur midis qeverisë britanike dhe UEFA-s, 2500 personazhe VIP, përfshirë mbretërorë, politikanë dhe zyrtarë të futbollit janë duke anashkaluar karantinën në mënyrë që ata të mund ta shikojnë ndeshjen drejtpërsëdrejti në stadium.

Kjo ishte ndërsa miliona mbështetës të Danimarkës janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe ta shikojnë atë nga televizioni, për shkak të masave preventive për COVID-19.

Vetëm 6,000 danezëve të mërguar që jetojnë në Britani u janë dhënë bileta në mesin e 60,000 njerëzve të Wembleyt.

Tifozëve që jetojnë në Danimarkë u tha që të mos udhëtonin përndryshe ata do të binin në 10-ditëshin e detyrueshëm të izolimit.

Tifozët e Danimarkës u zotuan të ‘vinin nga deti si vikingët’ ndërsa tërboheshin me rregullat e Covid, me një mesazh drejtuar Kryeministrit Boris Johnson në Instagram direkt dhe duke shkruar: “Pse dreqin nuk lejohen tifozët danezë në Wembley? Nëse nuk na lejoni të marrim një aeroplan, ne do të bëjmë si në ditët e mira dhe do të vijmë nga deti. Jini gati për një suxhuk danez”.

Copenhagen Post në gjuhën angleze shkroi: “Stuhia për kërkesat e vogla për bileta hyrëse, të cilat sigurojnë që asnjë tifoz danez nuk mund të udhëtojë për të mbështetur ekipin e tyre në gjysmëfinalen e Euro 2020 të mërkurën, po përshkallëzohet shpejt në fyerjen më të madhe të këtij vendi që nga koha kur Forcat Detare Britanike bombarduan Kopenhagën në vitin 1807”.

Ministrat thuhet se ranë dakord për një marrëveshje me UEFA-n për të përjashtuar zyrtarët, politikanët dhe sponsorët nga kufizimet e udhëtimit në mënyrë që ata të mund të shkojnë në gjysmëfinale dhe finale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori