LAJMI I FUNDIT:

Primo Shllaku: Niveli i gjuhës shqipe në shkolla, skandaloz

Primo Shllaku: Niveli i gjuhës shqipe në shkolla, skandaloz
Primo Shllaku

Për shkrimtarin, poetin dhe pedagogun Primo Shllako, gjuha shqipe është unikale. Identiteti ynë vërtetohet prej saj. Prandaj, teksa pyetet se çfarë mendon për vëmendjen që është sot ndaj gjuhës shqipe, ai thotë se duhet vënë alarmi.

“Shkolla jonë duhet që të vendosë të gjithë thekset mbi gjuhën shqipe. Në radhë të parë, shkolla jonë duhet të prodhojë shqiptarë, jo matematikanë. Aq më pak njeri universal”.


Shllaku ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve në shkollat e mesme, ku edhe ka vënë re se niveli gjuhësor i nxënësve ka qenë shumë i ulët. Ai sjell shembullin e periudhës së Mbretërisë në vendin tonë, ku gjuha shqipe ishte kryelënda.

“Ne jemi një popull dhe atdheu ynë është gjuha. Kushdo që kalonte në shkollat e mesme, private apo shteti, e dinin gjuhën në mënyrë shumë të mirë. Asokohe kërkohej edhe një bukurshkrim. Qoftë nëna ime që është 90 vjeçe, ka shkruar në mënyrë të përsosur; edhe babai që s’jeton më po ashtu. Këtë se kanë fituar në moshën 60 vjeçe, por e kanë pasur gjithë jetën. Shkrimi i tyre ka qenë shumë i kuptueshëm. Ndërsa, tani është e pamundur që të lexohen disa lloj shkrimesh. Sipas asaj, që thonë grafologët, kualiteti grafik i shkrimit tregon në një masë shumë të madhe edhe formimin e individit”, shton Shallku. /Shqiptarja/