Prezencë VIP në tribunat e stadiumit të Los Angeles: Tom Cruise dhe David Beckham ndoqën nga afër ndeshjen ShBA-Paraguai


Tom Cruise dhe David Beckham ndoqën ndeshjen e Kupës së Botës midis Shteteve të Bashkuara dhe Paraguait në stadiumin SoFi në Los Angeles.
Shtetet e Bashkuara janë të fundit nga tre bashkë-organizatorët që do të luajnë, pasi Meksika hapi turneun të enjten dhe Kanadaja barazoi kundër Bosnjës dhe Hercegovinës më herët të premten.
Siç i ka hije një ndeshjeje në Los Angeles, shkëlqimi i Hollivudit mbretëroi në tribuna. Tom dhe David u shoqëruan nga Victoria, dhe ata ndoqën ndeshjen vetëm disa orë pasi ish-futbollisti mori një yll në Hollywood Walk of Fame.

Fytyra të tjera të famshme që morën pjesë në ndeshjen e Kupës së Botës përfshinin Leonardo DiCaprio, Jamie Foxx, aktorin Owen Wilson dhe Sofia Vergara.
Katy Perry performoi këngën "Wonder" para ndeshjes dhe iu bashkua në skenë një djalë me emrin Tius Luka, zëri i të cilit është gjithashtu pjesë e incizimit origjinal të këngës nga albumi i saj "143".

Lisa, Anitta dhe Rema performuan këngën "Goals", e cila është në albumin zyrtar të Kupës së Botës, ndërsa Future dhe Tyla performuan këngën "Game Time".
Futbollistët e SHBA-së mposhtën Paraguain në raundin e parë të Kupës së Botës në stadiumin SoFi me rezultatin 4:1, duke hapur kështu në një mënyrë të shkëlqyer garën e ekipeve më të mira kombëtare në planet. /Telegrafi/















































