LAJMI I FUNDIT:

Prezenca digjitale, thelbësore për një biznes të suksesshëm

Prezenca digjitale, thelbësore për një biznes të suksesshëm

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një trajnim virtual mbi shitjen online dhe komunikimin digjital me kryeshefin ekzekutiv të kompanisë Hallakate, Valon Canhasi.

Reklama

Përmes këtij trajnimi, anëtarët e Odës Amerikane patën mundësinë të zhvillojnë njohuritë rreth shitjes online dhe prezencës në internet, si dhe të eksplorojnë mënyrat se si mund të shfrytëzohet interneti në përgjithësi për fushën e shitjeve.

“Kryeshefi ekzekutiv i Hallakate, Valon Canhasi, ndau me pjesëmarrësit e këtij trajnimi statistikat e fundit të përdoruesve të internetit në Kosovë, të cilat kohëve të fundit kanë arritur shifrat më të larta ndonjëherë. Canhasi theksoi se bizneset tanimë janë në një luftë konstante për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve përmes promovimit të shërbimeve dhe produkteve të tyre në internet, gjithmonë duke u përshtatur me audiencën të cilës synojnë t’i shërbejnë, duke ndjekur trendet e fundit dhe ndryshimet e shprehive të konsumit.

Ai gjithashtu potencoi se koncepti i shitjeve përmes internetit megjithëse proces relativisht i vështirë për t‘u arritur, krijon mjaft lehtësira në fushën e të bërit biznes pasi lejon qasje më të lehtë në produktet dhe shërbimet të cilat i ofrojnë bizneset në çdo kohë, pa pasur nevojë për kontakt fizik. Sipas Canhasit, prezenca digjitale gjithashtu krijon lehtësira në menaxhimin e biznesit duke ofruar qasje në të dhëna nga distanca.

Gjatë këtij trajnimi Canhasi ndau me pjesëmarrësit një strategji për krijimin e platformës së shitjeve online, duke zbërthyer hap pas hapi veprimet që duhet të ndërmerren drejt krijimit të një platforme të suksesshme. Sipas tij, kjo strategji përfshin identifikimin e tregut, analizën e mirëfilltë të kërkesës dhe nevojave të klientëve, dhe përshtatjen e promovimit të biznesit në platformat më të përdorura nga audienca e targetuar”, thuhet në njoftim.

Ai i dha theks të veçantë nevojës për ngritje të vetëdijes rreth mundësive që ofrojnë bankat dhe bizneset për shitje online, sidomos gjatë kësaj kohe kur kontakti fizik me klientët është pothuajse plotësisht i limituar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ditëlindje e paharrueshme - një vit i VitaLand

Ditëlindje e paharrueshme - një vit i VitaLand

Vitaland
Ujë Rugove prodhon 1 milion shishe për të rritur ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

Ujë Rugove prodhon 1 milion shishe për të rritur ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

Korporata Rugove
Elita Plus mbështet muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit me paketën e analizave me zbritje dhe vizita kardiologjike falas

Elita Plus mbështet muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit me paketën e analizave me zbritje dhe vizita kardiologjike falas

Elita Plus
Vendi ku ndjehesh rehat me gjithçka afër - Tem Residence

Vendi ku ndjehesh rehat me gjithçka afër - Tem Residence

Lesna Ndertimi
Active Physiotherapy - klinikë e veçantë që bën mrekulli në fushën e fizioterapisë

Active Physiotherapy - klinikë e veçantë që bën mrekulli në fushën e fizioterapisë

Active Physiotherapy
INSTAT: Shqiptarët, pagat më të ulëta - punojnë me orë më të zgjatura se Evropa dhe rajoni

INSTAT: Shqiptarët, pagat më të ulëta - punojnë me orë më të zgjatura se Evropa dhe rajoni

Ekonomi
Kalo në kategori