LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Lancia Delta Futurista e fundit, në të është mbishkrimi ikonik Martini Racing

Prezantohet Lancia Delta Futurista e fundit, në të është mbishkrimi ikonik Martini Racing

Kur Automobili Amos e prezantoi “restaurimin” e Lancia Delta dhe projektin e modifikimit të quajtur Futurista, dhe fansat e garave “rally” dhe të markës Lancia mund edhe t’i jenë gëzuar rilindjes së emrit legjendar.

Epo kjo mund të ketë ndodhur deri në momentin që kompania njoftoi se do të prodhohen vetëm 20 njësi, përcjell Telegrafi.


Pas katër viteve, u prezantua Lancia Delta Futurista e fundit nga të gjitha 20 modelet, dhe vije me mbishkrimin ikonik: Martini Racing, raporton motor1.

Me një trup me ngjyrë të bardhë dhe me vija të dallueshme me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër, vetura e rinovuar me tre dyer e Delta Integrale e vitit 1989, vije edhe me një mbishkrim “Martini Legacy” në “spoiler-in” e saj të pasmë.

Njëjtë si pjesa tjetër e Delta Futurista-ve, parakolpi, kofano dhe i tërë paneli janë të bëra nga fibrat e karbonit në mënyrë që pesha e saj të mbetet e lehtë.

Bagazhi, “spoileri” i pasmë dhe parakolpi i pasmë gjithashtu janë të bëra nga materiali i njëjtë me peshë të lehtë.

Me këto materiale me peshë të lehtë, vetura peshon vetëm 1,250 kilogramë. Lancia Delta Futurista ka 330 kuaj fuqi, e cila dërgohet tek të gjitha rrotat, njëjtë si tek modeli origjinal.

Interieri i Delta Futurista vije me ulëse të kuqe Alcantara, e gjithashtu edhe disa pjesë të tjera që gjenden brenda veturës janë të prodhuara nga marka Alcantara.

Brenda veturës gjenden edhe pedalet e bëra nga alumini dhe panelet e përfolura të dyerve. /Telegrafi/