LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Vjosa Osmani bëhet zyrtarja e parë në Kosovë që hap llogari në platformën Threads

Presidentja Vjosa Osmani bëhet zyrtarja e parë në Kosovë që hap llogari në platformën Threads

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë zyrtarja e parë në Kosovë që i është bashkuar platformës së Meta-s, Threads.

Threads është një rrjet social i bazuar në tekst që u lansua më 5 korrik, ku përdoruesit mund të bëjnë postime me 500 karaktere dhe gjithashtu mund të publikojnë edhe video, transmeton Telegrafi.


Deri më tani miliona njerëz iu janë bashkuar platformës së Threads dhe presidentja Osmani gjithashtu është në mesin e tyre nën llogarinë vjosa.osmani.

Përdorues të shumtë nga Kosova gjithashtu janë regjistruar në këtë rrjet social i cili është i lidhur me Instagramin.

Aplikacioni është i disponueshëm për t’u shkarkuar për përdoruesit e iOS dhe Android, por mund të kyçeni edhe nga desktopi nga Threads.net.

Aplikacioni Threads i Meta-s i disponueshëm edhe në Kosovë, ja si mund të regjistroheni
Lexo po ashtu Aplikacioni Threads i Meta-s i disponueshëm edhe në Kosovë, ja si mund të regjistroheni

Për momentin, platforma nuk është e disponueshme në vendet e Bashkimit Evropian siç është edhe paralajmëruar ditë më parë për shkak të kushteve nga rregullatori irlandez. /Telegrafi/

Ne rast se bëheni pjesë e kësaj platforme, iu ftojmë të na ndiqni duke klikuar këtu.