LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Venezias tallet me FSHF-së rreth Inzaghit

Presidenti i Venezias tallet me FSHF-së rreth Inzaghit

Presidenti i Venezias, Joe Tacopina, i komenton me të tallur bisedimet mes FSHF-së dhe Filipo Inzaghit për ta vendosur këtë të fundit në krye të kombëtares shqiptare.

Tashmë që trajneri i Venecias ka rënë si pistë e mundshme për FSHF-në, presidenti i skuadrës italiane ka folur për mediat përtej Adriatikut duke treguar mendimin e tij mbi këtë çështje.


“Inzagi në Shqipëri? Kam qeshur, atje nuk kanë pastërma dhe për të është një domosdoshmëri ndaj nuk mund të shkonte aty. Inzagi është i lumtur për suksesin që po përjeton këtu. I kam lexuar interesimet për të, por nuk jam shqetësuar kurrë”, tha Tacopina.

Venezia nën drejtimin e Inzagit siguroi ngjitjen në Serinë B dhe në sezonin e ri do të tentojë të bëjë një tjetër paraqitje dinjitoze. /360sport/ Telegrafi/