LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i UFC, Dana White: Flet-arrest nga Policia e New Yorkut për Conor McGregor

Presidenti i UFC, Dana White: Flet-arrest nga Policia e New Yorkut për Conor McGregor

Conor Mcgregor është tashmë i kërkuar nga Policia e New Yorkut dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i UFC-së, Dana White.

Të enjten në mesditë McGregor në Barclays Center të Brooklyn, New York, ka sulmuar një autobus të UFC 223 ku kishte të pranishëm disa luftëtar.


Në autobus ishte edhe rivali i McGregor, Khabib Nurmagomedov. Nga sulmi u lëndua Michael Chiesa, i cili mori disa lëndime në fytyrë.

Dana White dhe Conor McGregor

Sipas presidentit të UFC, Dana White, NYPD ka filluar ta kërkojë luftëtarin irlandez dhe për të ka mandat arresti.

Çmendet McGregor, sulmon me shkallë autobusin me luftëtarë të UFC-së
Lexo po ashtu Çmendet McGregor, sulmon me shkallë autobusin me luftëtarë të UFC-së

“Ka një mandat për arrestimin e Conor McGregor. Janë duke e kërkuar në këto momente. Aeroplani i tij nuk do të fluturoj”.

“Ai nuk mund të largohet nga shteti i Nju Jorkut me këtë urdhër”.

“Ai do të dënohet”, ka thënë White. /Telegrafi/