LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Trump kundër shkurtimit të prodhimit të naftës

Presidenti Trump kundër shkurtimit të prodhimit të naftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se shpreson që vendet e OPEC-ut dhe Arabia Saudite do të përmbahen nga shkurtimet e prodhimit të naftës, në një përpjekje të tij për të mbajtur të ulëta çmimet e naftës së papërpunuar në tregun botëror.

Trump me anë të një postimi në Twitter ka thënë se çmimet e naftës duhet të janë të bazuar në furnizimet.


“Shpresojmë se Arabia Saudite dhe OPEC të mos shkurtojnë prodhimin e naftës. Çmimet duhet të jenë shumë më të ulëta, të bazuara në furnizimet”, shkroi Trump, përcjell Telegrafi.

Rritja e prodhimit të naftës në mbarë botën është shoqëruar me frikën për një mbifurnizim të tregut botëror, gjë e cila ka shtyrë poshtë çmimet e naftës së papërpunuar dhe ka rritur pesimizmin.

Vendet e OPEC-ut mund të ulin furnizimin me naftë
Lexo po ashtu Vendet e OPEC-ut mund të ulin furnizimin me naftë

Eksportuesi më i madh në botë i naftës, Arabia Saudite, tha se do të shkurtojë eksportet e planifikuara për në dhjetor me 500 mijë fuçi në ditë, duke sinjalizuar se edhe OPEC-u mund të bëjë të njëjtën për të rritur çmimet, megjithatë Rusia nuk është pjesë e këtij plani. /Telegrafi/