LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Napolit, De Laurentiis: Agjenti na ofroi Ronaldon, por e refuzuam

Presidenti i Napolit, De Laurentiis: Agjenti na ofroi Ronaldon, por e refuzuam

Aurelio De Laurentiis këmbëngul se klubit të tij iu është ofruar shansi për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon nga Real Madridi.

Sulmuesi portugez u bashkua me rivalët e Napolit në Serie A, Juventusin, për një tarifë totale prej rreth 112 milion euro, pas nëntë viteve të kaluara në Bernabeu.


Megjithatë, raportet e mediave u shfaqën se preferenca fillestare e 33-vjeçarit ishte të shkonte në San Paolo te Napoli.

Ronaldo kërkoi kalimin te Napoli, Juventusi ishte vetëm plan B
Lexo po ashtu Ronaldo kërkoi kalimin te Napoli, Juventusi ishte vetëm plan B

Duke folur për gazetën La Repubblica, presidenti De Laurentiis pranoi se kishte pasur rastin të nënshkruante me Ronaldon, por  për arsye financiare, ai nuk pranoi.

“Ronaldo iu ofrua Napolit. Mendes, agjenti i tij, më telefonoi”,  ka konfirmuar fillimisht De Laurentiis.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

“Ne kemi planifikuar të bëjmë një ofertë dhe do të kishim paguar CR7 me një përqindje të fondeve të garantuara me ardhjen e tij”.

“350 milionë euro që Juventusi do të investojë [me gjithë paga] është përtej mundësive tona”.

Ish-presidenti Calderon: Real Madridi do të pendohet - Ronaldo është si Pele, Di Stefano e Cruyff  
Lexo po ashtu Ish-presidenti Calderon: Real Madridi do të pendohet - Ronaldo është si Pele, Di Stefano e Cruyff  

“Ne do të rrezikonim duke e shtyrë klubin drejt falimentimit”, përfundoi presidenti i Napolit.

Ronaldo ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Zonjën e Vjetër, ku thuhet se pagat e tij shkon më shumë se 500 mijë euro në javë. /Telegrafi/