LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Milanit thotë se është e pamundur dhe e rrezikshme të luhet në “San Siron” e rinovuar

Presidenti i Milanit thotë se është e pamundur dhe e rrezikshme të luhet në “San Siron” e rinovuar

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni këmbëngul se është e pamundur dhe e rrezikshme të rinovohet “San Siro”, kështu që kuqezinjtë dhe Interi po shqyrtojnë zona të ndryshme për të ndërtuar stadiumin e tyre të ri.

klubet milaneze thuhet se kanë vendosur të prishin “Stadio Meazzan” në vitin 2027, si pjesë e projektit për ‘Katedralen’ një stadium të ri për Interin dhe Milanin e ndërtuar në zonën e “San Siros”.


Megjithatë, ata nuk do të mund të fillojnë punimet e ndërtimit para vitit 2027 dhe projekti duhet të kalojë në një debat publik për t’u miratuar nga qytetarët që jetojnë në zonë.

San Siro do të rrënohet plotësisht për shkak të një projekti me vlerë 1.2 miliardë euro - Interi dhe Milani pa stadium deri në vitin 2030
Lexo po ashtu San Siro do të rrënohet plotësisht për shkak të një projekti me vlerë 1.2 miliardë euro - Interi dhe Milani pa stadium deri në vitin 2030

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni mori pjesë sot në një konferencë për shtyp në Milano, duke këmbëngulur se është e pamundur të rinovohet stadiumi aktual.

“Ka shumë arsye, por unë do të them vetëm një” deklaroi ai, cituar nga Milanneës.

“Si mund të mirëpresim më shumë se 50,000 çdo gjashtë ditë ndërsa punimet janë në vazhdim? Mund të siguroj që është diçka e pamundur dhe e rrezikshme”.

RedBird përfundon blerjen e Milanit - por janë bashkëpronarë me njërën ndër kompanitë më të fuqishme në botë
Lexo po ashtu RedBird përfundon blerjen e Milanit - por janë bashkëpronarë me njërën ndër kompanitë më të fuqishme në botë

“Klubet e tjera arritën ta bënin këtë sepse ishin vetëm dhe ishin në gjendje të luanin diku tjetër për ca kohë”.

Një nga shembujt më të spikatur është Real Madridi që luajti lojëra konkurruese në terrenin e tyre të stërvitjes Valdebebas gjatë pandemisë, në fazën fillestare të rinovimit të Bernabeut.

“Sa herë që dëgjoj dikë që thotë se ne duhet të rinovojmë San Siron, mendoj se ata nuk kuptojnë ose duan të bëjnë asgjë fare”, vazhdoi Scaroni.

Super kompjuteri i FiveThirtyEight parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve - disa nga top klubet nuk i kalojnë as grupet
Lexo po ashtu Super kompjuteri i FiveThirtyEight parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve - disa nga top klubet nuk i kalojnë as grupet

“Ne duam të bëjmë diçka të re, qoftë në San Siro apo diku tjetër”.

Një tjetër opsion për Milanin dhe Interin është ndërtimi i stadiumit në Sesto San Giovanni, vetëm pak kilometra larg qytetit të Milanos, ku tashmë ka një zonë të disponueshme për dy klubet.

“RedBird janë edhe më të bindur se Elliott për nevojën absolute për një stadium të ri”, përfundoi Scaroni.

“Po më mbështesin njerëz që kanë ndërtuar shumë stadiume. RedBird ka një profesion për sport dhe stadiumi i ri është një prioritet edhe më i madh tani”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori