LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Interit, Zhang: Dal Pino është një palaço

Presidenti i Interit, Zhang: Dal Pino është një palaço

Presidenti i Interi, Steven Zhan ka shpërthyer kundër atij të Federatës së Futbollit të Italisë, Paolo Dal Pino.

Shefi i Nerazzurëve ka thënë se të parit të futbollit italian duhet t’i vije turp për veprimet e tij dhe për më shumë e ka quajtur palaço.


Kjo përplasje mes tyre erdhi si shkak i shtyeres së përballjes mes Juventusit dhe Interit në derbin D’Italia.

“Duke luajtur rreth kalendarit dhe gjithmonë duke e konsideruar shëndetin publik si konsideratë dytësore,” shkroi ai në Instagram. “Ju jeni ndoshta palaço më i madh dhe më i errët që kam parë ndonjëherë”.

“24 orë? 48 orë? 7 ditë? Dhe çfarë tjetër? Cili është hapi tjetër?”.

Paolo Dal Pino

“Dhe tani ju flisni për drejtimin sportiv dhe konkurrencën e ndershme? Po në lidhje me ne, nuk i mbrojmë lojtarët dhe trajnerët tanë dhe kërkojmë nga ata të luajnë për 24/7, pa ndalesë?”.

“Po, po flas për ju. Për Presidentin tonë të ligës, Paolo Dal Pino! Turp të kesh. Është koha që të ngriheni dhe të merrni përgjegjësinë tuaj! Kjo është ajo që ne bëjmë në vitin 2020!”.

Propozimi i ri nga Serie A dhe FIGC: Rikuperimi i ndeshjeve të shtyra më 7-8 dhe 9 mars – Interi vazhdon të jetë kundër
Lexo po ashtu Propozimi i ri nga Serie A dhe FIGC: Rikuperimi i ndeshjeve të shtyra më 7-8 dhe 9 mars – Interi vazhdon të jetë kundër

“Të gjithë në mbarë botën, nuk kanë rëndësi nëse jeni tifoz i Interit apo tifoz i Juves apo nuk jeni fare tifoz. Ju lutemi të jeni të sigurt! Kjo është gjëja më e rëndësishme për ju, familjen tuaj dhe shoqërinë tonë”, ka shkruar Zhan.

Federata e Italisë dëshiron që përballja mes Juvetusit dhe Interit të zhvillohet më 9 mars, por një gjë të tillë po e kundërshton presidenti i zi kaltërve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori