Tomislav Karaxhiq ka thënë se Xhaka mori urdhëra nga stoli i tij për të sulmuar lojtarin serb, i cili e preku i pari flamurin e Kombëtares.

"Ekziston një detaj mjaft interesant, të cilit duhet t'i kushtojmë mjaft shumë vëmendje, sidomos në raportin që do t'i dërgojmë UEFA-s".


"Lojtari i Shqipërisë me numrin 14 në fanellën e tij, shikon një herë nga stoli i skuadrës dhe pasi merr urdhëra, ai sulmon lojtarin tonë, i cili e preku i pari flamurin e tyre", tha Karaxhiq.

Vendimi për fatin e ndeshjes së ndërprerë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë do të mirret ne UEFA më 23 tetor. /Telegrafi/

telegrafi sport app