LAJMI I FUNDIT:

Premtimi mes vëllezërve: Historia prekëse e Cristiano Ronaldos dhe Hugo Aveiros

Premtimi mes vëllezërve: Historia prekëse e Cristiano Ronaldos dhe Hugo Aveiros

Cristiano Ronaldo është njëri ndër lojtarët më të talentuar dhe më të suksesshëm në hisotir të futbollit.

Por, ai nuk është fëmija i vetëm në familje që di të luajë shumë mirë me topin, pasi edhe vëllai i tij Hugo Aviero ka qenë tejet i zoti kur ishte i ri.


Ai (Hugo) ishte përshkruar si një talent i rrallë në futbollin që luante në rrugë.

Ronaldo's brother was also a talented footballer

Shoku i fëmijërisë, Joel Santos i ka thënë The Sun-it: “Nuk e njihja Hugon atëherë, por të gjithë që e kanë njoftuar para meje, më kanë thënë se ai ka qenë futbollistë më i mirë se Ronaldo”.

Sidoqoftë, talenti i tij nuk arriti të lulëzonte më shumë, pasi kishte shumë probleme me alkoolin dhe drogën.

Tragjikisht, Babai i Cristianos dhe Hugos, Jose Dinis Aveiro, kishte ndërruar jetë në vitin 2005 në moshën 51-vjeçare pas një lufte të gjatë me alkoolin.

Për Ronaldon, kjo gjë ishte e shkruar në mendje që mos të ndiqte kurrë atë rrugë dhe mos të konsumonte kurrë alkool.

Ronaldo's family have all been with him at his proudest moments

Nëna e tij, Dolores ka thënë: “Cristiano ka parë se çfarë mund t’u bëjë droga dhe alkooli njerëzve, andaj kjo ndikoi për t’u bërë ai që është sot”.

Dinis kishte pirë shumë gjatë jetës së tij, derisa vdekja e tij e kishte shkatërruar Ronaldon. Ishte zbuluar se Cristiano kishte paguar për tretmanin e tij, mirëpo babi i tij kishte refuzuar.

Fatkeqësisht, Hugo ndoqi rrugën e babait të tij, duke u bërë alkoolist dhe narkoman.

Ronaldo është dhjetë vite më i vogël, por gjithmonë ka qenë shumë i afërt me vëllain e tij – dhe ylli 35-vjeçar kishte bërë gjithçka që ta ndihmonte atë.

Ishte pas finales së vitit 2014 në Ligën e Kampionëve, kur Ronaldo e kishte përgjëruar vëllain e tij që ta lejonte t’i ndihmonte.

Cristiano ishte njeriu i ndeshjes për Real Madridin në fitoren 4-1 ndaj Atleticos në finale dhe në fund të ndeshjes, ai kishte shkuar që të përqafonte një tifoz – vëllain e tij të madh.

Ronaldo shkoi në tribuna për të përqafuar vëllain e tij

Përqafimi i tyre emocionale u pa edhe në kamerë – por në atë moment ishte lidhur një premtim i madh.

Ronaldo i kishte thënë vëllait të tij se nëse ai e fiton Ligën e Kampionëve në atë vit, ai do të duhej të hiqte dorë nga alkooli.

Të dy kishin rënë dakord në atë marrëveshje dhe CR7 kishte arritur që të mbante mrekullisht premtimin e tij.

Sidoqoftë, Ronaldo ishte i vendosur që vëllai i tij mos shkonte gjatë atij rrugëtimi i vetëm dhe e ndihmoi atë deri në rehabilitim të plotë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori