LAJMI I FUNDIT:

Prekëse: Babai pati mundësinë ta ritakonte vajzën e tij, vetëm pasi ajo u përpoq të vriste veten – shkak një refuzim azili

Prekëse: Babai pati mundësinë ta ritakonte vajzën e tij, vetëm pasi ajo u përpoq të vriste veten – shkak një refuzim azili

Një baba zemërthyer i Hondurasit, ka publikuar fotot e momentit kur ai u bashkua më në fund me vajzën e tij adoleshente në SHBA – pasi ajo vari veten në lidhje me pretendimet e refuzuara të azilit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Heydi Gámez García, 13 vjeçe, ra në depresion mbi lëvizjen kundër imigracionit të presidentit Donald Trump, i cili e mbajti atë të ndarë nga babai Manuel Gámez për katër vjet.


Ai kishte jetuar në SHBA si një emigrant i padokumentuar deri në qershor të vitit 2014, kur ai u detyrua të kthehej në shtëpi në El Progreso, Honduras, pas vrasjes së babait të tij.

Kur nëna e Manuel vdiq nga diabeti vitin më pas, ai mori vendimin për të dërguar Heydim për të jetuar me të afërmit në Long Island, Nju Jork, pasi e konsideronte atdheun e tij shumë të rrezikshëm.

Asaj iu dha azil në qershor të vitit 2016 dhe mori vendbanimin e përhershëm, por kur Manuel dy herë u përpoq të kalonte kufirin për t’u bashkuar me të, ai u arrestua dhe u dërgua përsëri në shtëpi.

Kaq e dëshpëruar ishte Heydi për ta parë atë përsëri, sa që filloi ta mësonte atë anglisht përmes video thirrjeve.

Babai i saj premtoi se do të përpiqej edhe një herë të kthehej tek ajo, pas ditëlindjes së saj të 13-të në mars.

Kështu, Manuel arriti të bënte një gjë të tillë, por, ashtu si çdo herë më parë, rruga e tij drejt Heydit u bllokua dhe ai u mor përsëri në paraburgim nga zyrtarët e Imigracionit dhe Doganave (ICE).

“Ka qenë e vështirë të largohem prej saj”, citohet të ketë thënë ai. “Si baba gjithmonë dëshiron të jesh me fëmijët tuaj. Unë shpresoja të isha me të”.

Ndërsa po qëndronte në një qeli në Teksas, Manuel mori lajmin shkatërrues se Heydi u gjet e varur në dhomën e saj të gjumit me një kabllo telefonike, pak pas mesnatës më 3 korrik.

Ajo ishte dërguar me shpejtësi në spital, por mjekët deklaruan se truri i saj kishte vdekur një javë më vonë.

Dhe në javën e kaluar, më 13 korrik, Manuelit iu dha leje speciale për të udhëtuar në shtratin e vajzës së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori