LAJMI I FUNDIT:

Prapa krahëve të adoleshentes shfaqet një krijesë misterioze (Video)

Prapa krahëve të adoleshentes shfaqet një krijesë misterioze (Video)

Adoleshentja nga Shtete e Bashkuara po e filmonte vetën duke kënduar derisa ishte e vetmuar në shtëpi.

Por, kur e ka shikuar videon është tmerruar nga një krijesë misterioze, që shfaqej prapa krahëve të saj, transmeton Telegrafi.


Një siluetë e errët shfaqet befas dhe zhduket në mënyrë të shpejtë, njëjtë sikurse edhe u paraqit.

“Askush nuk ishte në shtëpi pos maces, por kjo që po shihet është diçka tjetër”, ka shkruar ajo në lidhje me rastin.

Derisa shumë njerëz kanë komentuar se mund të jetë ndonjë aktivitet i pazakontë, ka të tillë që mendojnë se mund të jetë vetëm një reflektim.

“Thjesht një siluetë, apo hije që ka ardhur nga ndonjë pasqyre apo xham i vendosur jashtë”, është një nga komentet. /Telegrafi/