LAJMI I FUNDIT:

PPE hesht për azilin e Gruevskit në Hungari

PPE hesht për azilin e Gruevskit në Hungari

Asnjë nga krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të Partisë Popullore Evropiane sot nuk pranuan të komentojë mbi azilin e Nikolla Gruevskit në Hungari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetëm komisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn tha se do të përpiqet të kërkojë nga Victor Orban sqarime në margjinat e takimit.


Para Samitit të BE-së, çdo parti politike takohet në nivel partiak për koordinim. Në preambulën e PPE-së ishin të pranishëm, ndër të tjera, Viktor Orban, Angela Merkel, Jean Claude Juncker, Andrej Plenkoviç, Sebastian Kurz dhe të tjerë.

Johannes Hahn, i cili është gjithashtu nënkryetar i PPE-së, tha për AIM-në se ai nuk pret ndonjë përgjigje nga Orban, përveç se çdo gjë është në përputhje me ligjin dhe sundimin e ligjit në Hungari.

Ne patëm një takim këtë javë në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe u konfirmua se Maqedonia është pothuajse vendi kryesor në procesin e zgjerimit në rajon, tha Han.

I pyetur nëse ai ka frikë se Budapesti mund ta bllokojë Maqedoninë në pjesën e gjyqësorit për shkak të Gruevskit, Hahn tha se “natyrisht jo”.

“Ne patëm një takim këtë javë në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe u konfirmua se Maqedonia është pothuajse vendi kryesor në procesin e zgjerimit në rajon”, tha Hahn.

Viktor Orban dhe Sebastian Kurz u pyetën gjithashtu për çështjen e Gruevsit, mirëpo që të dy refuzuan të japin përgjigje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori