Federata Zvicerane e Futbollit ka lëshuar një deklaratë lidhur me rastin e Granit Xhakës. E ardhmja e mesfushorit te Arsenali mbetet e paqartë që prej zënkës që pati me tifozët në fundjavë.

Futbollisti shqiptar i shau tifozët e Topçinjve në Emirates Stadium, pasi ata i fishkëllyen në momentin e zëvendësimit në ndeshjen kundër Crystal Palace.


Në ndërkohë që trajneri Unai Emery ka dhënë disa deklarata në lidhje me situatën, nuk ka munguar edhe një deklaratë nga federata e vendit të cilin e përfaqëson futbollisti.

GranitXhakanati3 Granit Xhaka (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Jemi në kontakt me Granitin. Ne i vlerësojmë cilësitë e tij dhe rëndësinë që e shfaq për ekipin tonë përfaqësues. Si rezultat i kësaj, pozita e tij nuk do të ndryshojë", thuhet në njoftim, citon The Mirror.

Në ndërkohë, trajneri i Arsenalit nuk e ka sqaruar nëse do t'i merret 27-vjeçarit shiriti i kapitenit. /Telegrafi/

telegrafi sport app