LAJMI I FUNDIT:

Postuan fotografi me armë në Facebook, arrestohen pesë persona në Pejë

Postuan fotografi me armë në Facebook, arrestohen pesë persona në Pejë
SONY DSC

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 04.01.2020 rreth orës 22:00 ka pranuar një informatë se disa persona kishin postuar në rrjetet sociale foto me armë zjarri.

“Pas identifikimit të personave, janë arrestuar shtetasit L.M.(1995)m/k/sh, A.I.(1998) m/k/sh, F.I.(1975) m/k/sh, ndërsa hetuesit e Stacionit Policor Pejë, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, kanë kryer kontroll-bastisje në shtëpinë e të dyshuarit XH.I. i lindur me 1971 m/k/sh. Gjatë bastisjes tek ky i dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar:


•një (1) armë automatike AK47 dhe një (1) karikator të së njëjtës armë,
•një (1) shufër metalike një (1) boks hekuri,
•tridhjetepesë (35) copë fishek të kalibrit 7.62mm.

Të dyshuarit L.M., A.I. dhe F.I. pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohen në procedurë të rregulltë, ndërsa ndaj të dyshuarit Xh. I. është caktuar masa e ndalimit prej
48-orësh.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu në rastin e dytë më datë 5 janar 2020 rreth orës 19:00 në fsh.Llabjan-Pejë njësiti i hetimeve të stacionit policor Pejë, ka intervistuar te dyshuarin K.H.(1997)m/k/sh,
në lidhje me veprën ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit dhe me pëlqimin e pronarit kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë automatike AK 47, cal 7.62X39mm, një karikator, 12 copë fishek cal 7.62X39mm, një Pistoletë cal. 9X19, një karikator, 12 copë fishek cal. 9X19.

I dyshuari me vendim të Prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

SONY DSC

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori