LAJMI I FUNDIT:

Poston fotografinë e të birit nëntë muajsh duke tymosur, rrezikon deri në gjysmë viti burg (Foto)

Poston fotografinë e të birit nëntë muajsh duke tymosur, rrezikon deri në gjysmë viti burg (Foto)

Forcat e rendit në Madura të Indonezisë, arrestuan babanë që dyshohet se i mundësoi të birit nëntë muajsh të tymoste duhan.

Veprimi i 36-vjeçarit, është zbuluar kur e postoi fotografinë në llogarinë e tij në rrjetin social, gjë që ngjalli shqetësim të madh te shikuesit, transmeton Telegrafi.


Fëmija nëntë muajsh duke tymosur

Megjithëse ligjet indoneziane nuk parashohin dënim për këtë veprim, ai rrezikon deri në gjashtë muaj burg për mos respektimin e dinjitetit të fëmijës.

Në anën tjetër, nëna 18-vjeçare, që ka pranuar se e ka bërë fotografinë, është lënë e lirë, por nuk janë dhënë detaje shtesë.

I dyshuari dhe bashkëshortja tij duke u marrë në pyetje

Duhani është shqetësim i madh në Indonezi, ku 63 për qind e meshkujve janë duhanpirës kronik. Për fat të mirë, vetëm pesë për qind e femrave tymosin. /Telegrafi/