LAJMI I FUNDIT:

Postimi i Shearer në lidhje me kalimin e Kane te Bayern Munich është bërë viral

Postimi i Shearer në lidhje me kalimin e Kane te Bayern Munich është bërë viral

Legjenda angleze, Alan Shearer ka reaguar në mënyrë gazmore ndaj lëvizjes së propozuar të Harry Kane nga Tottenham Hotspur në Bayern Munich.

Pasi u arrit një marrëveshje e plotë për transferimin prej 110 milionë eurosh, Kane do të fluturojë për në Mynih për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare.


Një kthesë e befasishme mbërriti sot (e premte) në mëngjes kur u zbulua se Spurs kishin revokuar lejen që ylli i tyre të fluturonte në Bavari.

Sky Sports raportoi se Kane ishte rrugës për në aeroportin Stansted kur mori lajmin dhe duhej të kthehej në një shtëpi familjare për të pritur dritën jeshile.

Kane arrin marrëveshje personale me Bayern Munich, sot testet mjekësore para zyrtarizimit
Lexo po ashtu Kane arrin marrëveshje personale me Bayern Munich, sot testet mjekësore para zyrtarizimit

Thuhet se Spurs janë të prirur për të bërë disa ndryshime të vogla në marrëveshje në sekondën e fundit dhe kryetari Daniel Levy aktualisht ndodhet në ShBA.

Por, një njeri që patjetër dëshiron që Kane të largohet nga Liga Premier për në Bundesligë është Shearer, pasi kapiteni i Anglisë është afër të arrij rekordit të golave ​​të legjendës së Newcastle në Ligën Premier dhe transferimi i tij mund t’i mohojë atij mundësinë për ta thyer atë.

Shearer shkoi në platformën X për të postuar një fotomontazh të tij duke vepruar si pilot. “Hajde Harry, është koha për të shkuar!”, ka shkruar Shearer në postimin e tij.

Kane është 47 gola larg nga 260 golat e Shearer të shënuara në Ligën Premier dhe ka folur rregullisht për dëshirën e tij për të thyer rekordin e legjendës angleze.

Shearer e ka këshilluar që ta bëjë këtë, por duket sikur Kane, i cili është në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij me Spurs, nuk mund të refuzojë Bayernin dhe mundësinë për të konkurruar për trofe të mëdhenj.

Pavarësisht sugjerimeve se marrëveshja mund të dështoj, Spurs theksojnë se Kane në fakt ka miratimin për të udhëtuar në Mynih për të përfunduar dhe se asgjë nuk ka ndryshuar.

30-vjeçari pritet të marrë fanellën e lirë me nr.9 te Bayern dhe madje mund të debutojë në Superkupën e DFL kundër RB Leipzig të shtunën, me kusht që gjithçka të finalizohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori