LAJMI I FUNDIT:

Portugalia vë në aksion 3,000 zjarrfikës për të shuar flakët e shkaktuara nga vala e të nxehtit

Portugalia vë në aksion 3,000 zjarrfikës për të shuar flakët e shkaktuara nga vala e të nxehtit

Zjarret po përfshijnë Portugalinë veriore dhe qendrore, ku rreth 3,000 zjarrfikës dhe më shumë se 60 aeroplanë po luftojnë për të shuar flakët mes “temperaturave përvëluese”.

Autoritetet thanë se 12 zjarrfikës dhe 17 civilë kërkuan ndihmë mjekësore për të trajtuar lëndimet e lehta të shkaktuara nga flakët, raportuan të dielën televizioni shtetëror portugez RTP dhe media të tjera lokale, përcjell Telegrafi.


Bashkimi Evropian aktivizoi të dielën programin e tij të ndihmës së flotës ajrore kundër zjarrit, i cili u lejon vendeve anëtare të ndajnë burimet e tyre.

Spanja, e cila gjithashtu ka përjetuar zjarre kohët e fundit, u përgjigj shpejt duke mobilizuar dy aeroplanë zjarrfikës për t’i dërguar te fqinji i saj iberik, sipas komisionerit të BE-së për Krizat, Janez Lenarcic.

Portugalia ka vuajtur prej kohësh nga zjarre të mëdha, dhe nganjëherë tragjike, në pyje. Në vitin 2017, zjarret jashtë kontrollit vranë më shumë se 100 njerëz.

BE thotë se ndryshimet klimatike e kanë bërë kontinentin që të përballet me një nga vitet e tij më të vështira për fatkeqësitë natyrore si thatësirat dhe zjarret. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori