LAJMI I FUNDIT:

Portugalia mposht Marokun, Ronaldo thyen rekord

Portugalia mposht Marokun, Ronaldo thyen rekord
Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Portugalia ka arritur të rrëmbejë fitoren e parë në kampionatin e sivjetmë të botërorit që po mbahet në shtetin rus.

Portugezët triumfuan në stadiumin Luzhniki Arena të Moskës kundër kombëtares së Marokut me rezultat 1-0, ku vendimtar ishte goli i Cristiano Ronaldos.

Ky i fundit në minutën e katërt kaloi në epërsi kombëtaren e vetë pas një goli të shënuar me kokë, ku asistues ishte Joao Moutinho.

Njëkohësisht, ky ishte edhe goli i 85 i CR7 duke bërë që të thyejë rekordin e 62-vjeçarit, Ferenc Puskas, i cili ka realizuar 84 gola në 89 paraqitje për Hungarinë.

Makineri golash 🔥 4 gola ne 2 ndeshje nga Ronaldo 👏 #boterori2018

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on Jun 20, 2018 at 5:19am PDT

Goncalo Guedes pati një rast fantastik gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë, kur mori një pasim të saktë nga Ronaldo dhe u gjend i vetëm para portierit Munir.

Në pjesën e dytë te dyja skuadrat treguan lojë edhe më të hapur dhe kjo rezultoi edhe më me shumë raste për realizim të golave, por që nuk u tund porta e kombëtareve respektive.

Ronaldo nuk u tregua i saktë në të 50 minutë brenda zonës së rreptësisë gjersa Younes Belhanda u tregua i ngathët para portës së portugezëve shtatë minuta më vonë.

Një rast ideal në vazhdim të ndeshjes e pati Mehdi Benatia, i cili dërgoi me kokë një top drejt portës së kundërshtarit, por që portieri Rui Patricio ishte më sy qel dhe e largoi rrezikun prej portës së vetë.

Mehdi Benatia (Getty Images)

Hakim Ziyech kishte rast të mirë të barazonte shifrat nëtë 90 minutë, kur kaloi dy lojtar kundërshtar brenda zonës së rreptësisë, por në fund e goditi me top trupin Pepe.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati më gola dhe kështu takimi përfundoi në dobi të iberikëve me rezultat 1-0, të cilët e arritën fitoren e parë pas barazimit me Spanjën.

Theksojmë se në disa raste te dyja skuadrat i kërkuan gjyqtarit Mark Geiger të vlerësoj disa raste përmes sistemit VAR, por që nuk e mori mundin në asnjë moment.

Pas kësaj, Portugalia është lider i grupit B me katër pikë gjersa Maroku mbetet pa asnjë pikë. Theksojmë se ndeshjen tjetër e grupit është mes Spanjës dhe Iranit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori