LAJMI I FUNDIT:

Portieri dëmtoi keq në kokë sulmuesin shqiptar, Cristian Shpendi, babai i këtij të fundit futet në fushë dhje e godet portierin

Portieri dëmtoi keq në kokë sulmuesin shqiptar, Cristian Shpendi, babai i këtij të fundit futet në fushë dhje e godet portierin

Një episod i pazakontë ka ndodhur në fundin e ndeshjes Cesena-Olbia, e vlefshme për javën e 20-të të Serie C, ndërsa nga mediet italiane është bërë me dije se babai i Cristian Shpendit ka sulmuar portierin e miqve, Filippo Rinaldi.

Babai i sulmuesit të kombëtares U-21 të Shqipërisë dhe të Cesenas, Cristian Shpendit, pas ndeshjes goditi portierin e ekipit kundërshtar me grusht në fytyrë.


Në minutën e 58-të, Shpendi u detyrua të linte fushën e lojës i dëmtuar pas një dueli me portierin e Olbias, Rinaldi, me këtë të fundit që e lëndoi keq në kokë sulmuesin shqiptar.

Babai i Shpendit, pas ndeshjes u fut në fushë dhe e goditi portierin, por është ndalur pastaj menjëherë nga mesfushori i Cesenas, Chiarello.

Për incidentin ka folur edhe trajneri i Cesenas, Domenico Toscano, i cili fajësoi gjyqtarin, pasi sipas tij ai nuk e menaxhoi siç duhej ndeshjen, që përfundoi me rezultatin 1-0.

Ai konfirmoi se Shpendi do të marr qepje në kokë pas dëmtimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori