LAJMI I FUNDIT:

Porsche Kosova prezanton Golf 8 për herë të parë në Kosovë

Sot, duke filluar prej orës 17:00, Porsche Kosova ka prezantuar makinën më të re në tregun tonë – Golf 8.

Në një ceremoni zyrtare, të shoqëruar edhe me muzikë live nga grupi i njohur “Minatori”, është prezantuar Volkswagen Golf 8.


Volkswagen Golf vazhdon të jetë një veturë e mahnitshme e cila e arsyeton çmimin e vet me karakteristikat e mira të sigurisë, komfortit dhe teknologjisë që i ofron.

Nga ajo se çfarë është parë sot në prezantimin zyrtar të kësaj veture në Porsche Kosova, Golf 8 ka ndryshime evolucionare në dizajn, peshë, teknologji, etj.

Golf 8 është vetura e parë Volkswagen që do ta përmbajë teknologjinë Car2X dhe pesë versione të ndryshme hibride.

Përndryshe, prej sot këtë veturë e keni tek Porsche Kosova në Prishtinë, ku mund ta shihni nga afër dhe t’i mësoni detajet.

Artikull i sponzorizuar