LAJMI I FUNDIT:

Porositë për Cayman më të shpejtë dhe më ekskluziv nga Porsche pritet që të fillojnë në nëntorin e këtij viti në Australi

Porositë për Cayman më të shpejtë dhe më ekskluziv nga Porsche pritet që të fillojnë në nëntorin e këtij viti në Australi

Porositë për Porsche Cayman 718 GT4 RS 2023 do të fillojnë së shpejti tek klientët australianë.

Këto porosi lokale të Cayman-it më të shpejtë dhe më ekskluziv që është krijuar ndonjëherë nga Porsche pritet që të fillojnë në nëntorin e këtij viti – vetëm një vit pasi që vetura u prezantua tek publiku botëror.

Cayman 718 GT4 RS përmban një motor 4.0-litërsh me 6 cilindra të montuar në mes, që dërgon 368 kW dhe 450 njuton metër në rrotat e pasme ekskluzivisht përmes një transmetimi automatik me shtatë shpejtësi me friksion të dyfishtë, përcjell Telegrafi.

Është e mjaftueshme që t’i jap Cayman-it të ri një shpejtësi prej 0 deri në 100kMh në 3.4 sekonda, dhe shpejtësi maksimale prej 315kMh.

Klientëve australianë do t’u duhet që të paguajnë 192,626 euro për ta pasur privilegjin e të pasurit në pronësi veturën GT4 RS.

Porsche nuk ka zbuluar se sa njësi të këtij modeli do t’i dërgojë në tregun australian në prodhimin e planifikuar tre vjeçar të kësaj veture, por kreu i Porsche GT, Adnreas Preuninger tha se GT4 RS “nuk është një veturë e kufizuar”.

“Të gjithë ata që e duan një veturë të tillë duhet ta blejnë një”, tha z. Preuninger për Drive më herët gjatë këtij viti. /Telegrafi/