LAJMI I FUNDIT:

Porositë e Tesla Cybertruck tejkalojnë shifrën 1.9 milion porosive, koha e pritjes për pranim shkon deri në 5 vite

Porositë e Tesla Cybertruck tejkalojnë shifrën 1.9 milion porosive, koha e pritjes për pranim shkon deri në 5 vite

Vetura e shumë pritur Tesla Cybertruck tani ka mbi 1.9 milionë porosi, kjo sipas një gjurmuesi të të dhënave. Duke folur në takimin për të hyrat, drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, deklaroi se kërkesa për Cybertruck është shumë e madhe.

Duke ditur se Tesla planifikon prodhimin e 375 mijë njësive Cybertruck në vit me kapacitetin maksimal, porositë e reja mund të marrin 5 vite kohë për të arritur tek klientët.


Cybertruck momentalisht po prodhohet vetëm në Giga Texas, edhe pse ka mundsi që ajo të prodhohet edhe në Giga Mexico në momentin kur fabrika në fjalë të ndërtohet dhe të nisë punën, raporton InsideEVs, transmeton Telegrafi.

Do të jetë diçka interesante për t’u parë nëse Cybertruck do të ofrohet jashtë tregut të Amerikës Veriore në periudhë më të shpejtë. Momentalisht, klientët e Tesla në tregjet evropiane dha aziatike e kanë vetëm mundësinë e para-porositjes të kamionçinës elektrike.

Thënë kjo, madhësia dhe pesha e madhe e Cybertruck do ta bënin shitjen e saj në shtetet e jashtme një sfidë serioze. Për shembull, në disa shtete evropiane ajo do të duhej të klasifikohej si një kamion komercial ose kamion për bartje mallrash.

Cybertruck në majin e 2021-shit kishte 1 milionë para porosi, që i bije se rezervimet për këtë kamion pothuajse janë dyfishuar gjatë viteve të fundit. Kamionçina elektrike thuhet se do të debutojë me një rreze të vozitjes prej 563 kilometrave (350 milje).

Kur kamionçina ishte prezantuar në nëntorin e 2019-shit, ishte thënë se do të ofrohej edhe një version premium me një rreze prej afro 1 mijë kilometrave, megjithatë, sipas burimeve të ndryshme, duket se ai version nuk do të prodhohet. /Telegrafi/