LAJMI I FUNDIT:

Porosi futbollistëve kosovarë të Zvicrës: Nëse nuk jeni me ne, më mirë shkoni

Porosi futbollistëve kosovarë të Zvicrës: Nëse nuk jeni me ne, më mirë shkoni

Duke marrë qëndrim rreth spekulimeve nëse Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët, pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA do të kalojnë të luajnë për Kosovën, redaktori i sonntagsblick-ut e thotë shkoqur “Atëherë shkoni pra!”

Në hyrje të dosjes që gazeta Sonntagsblick ka publikuar të dielën lidhur me “problemin” rreth lojtarëve të kombëtares zvicerane me prejardhje kosovare është vendosur komenti i redaktorit të sportit të kësaj gazete, Felix Bingesser.


Duke marrë qëndrim rreth spekulimeve nëse Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët, pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA do të kalojnë të luajnë për Kosovën, redaktori e thotë shkoqur: “Atëherë shkoni pra!”, transmeton albinfo.ch.

“Është shumë e mundshme që Kosova së shpejti do të ketë përfaqësuesen e saj kombëtare të futbollit. Është po ashtu shumë e mundur që ndonjëri nga lojtarët e përfaqësueses së Zvicrës të vendosë për të kaluar me Kosovën. Dhe është sigurisht shumë e mundur se disa nga fansat shqetësohen rreth kësaj. Por, kush dëshiron të shkojë, duhet të shkojë! Edhe përkundër faktit se janë lojtarë të cilët kanë gëzuar një trajtim të kushtueshëm që ua ka mundësuar Zvicra. Në futboll nuk guxon të ketë martesë me detyrim”, shkruan sonntagsblick.

Nga një perspektivë e personit që i takon një publiku të fyer, redaktori përkujton se si lojtarët me prejardhje të huaj ashtu edhe publiku me atë prejardhje, nuk janë besnik ndaj Zvicrës. Këtë e ilustron me animin e boshnjakëve të Zvicrës plotësisht në favor të Bosnjës kur para një muaji u luajt në Cyrih ndeshja Zvicër-Bosnjë. “Zviceranët aty as që dëgjoheshin, ishin të padukshëm, si në tribuna ashtu dhe në fushë”, thekson ai.

Dhe “nuk është një supozim romantik e nostalgjik kur kërkohet që një kombëtare futbolli duhet të përcjell edhe vlera. Dhe duhet patjetër të sigurojë identifikimin (e publikut) me të. Ky identifikim në vendin tonë dhe me kombëtaren tonë, ka humbur, që është një zhvillim shqetësues.

Nisur nga kjo, gjendja është e qartë: Nuk mjafton vetëm të integrohesh në një kombëtare. Fansat kanë po ashtu të drejtë të kërkojnë që lojtarët e kombëtares zvicerane të identifikohen me vendin dhe njerëzit e këtij vendi. Dhe ta bëjnë këtë pa rezervë! Edhe nëse ekipi, me shkuarjen e njërit apo tjetrit do të dobësohet: Nëse do të ketë një kombëtare kosovare të futbollit, kjo për ne nuk paraqet rrezik. Por një shans”, përfundon Bingesser komentin, duke dhënë mesazhin e kuptueshëm se “mund të shkoni, kështu na bëni vetëm mirë”.

zvicra

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori