LAJMI I FUNDIT:

Populli shqiptar i dha pikë Serbisë, ndërsa juria profesionale e Kroacisë e vlerësoi me pikët maksimale këngëtaren serbe

Populli shqiptar i dha pikë Serbisë, ndërsa juria profesionale e Kroacisë e vlerësoi me pikët maksimale këngëtaren serbe

Eurovisioni shpesh është komentuar dhe kritikuar si festival i ndikuar politikisht në sistemin e votimit.

Por mesa duket, Shqipëria duket se po i largohet gjithnjë e më shumë formatit të penalizimit me pikë ndaj shteteve me të cilat nuk i ka raportet e mira, ose së paku kështu la të kuptohet finalja e mbrëmshme e ‘Eurovision 2022’.


Kjo pasi në rezultatet që u publikuan pas mbarimit të festivalit, u pa se publiku shqiptar “e kishte lëshuar dorën”, duke i dhënë disa pikë modeste Serbisë.

Ronela Hajati flet pas dështimit në Eurovision: Nuk kam marrë asnjëherë çmim të parë
Lexo po ashtu Ronela Hajati flet pas dështimit në Eurovision: Nuk kam marrë asnjëherë çmim të parë

Nga 1 deri në 7 sa janë pikët fillestare, publiku shqiptar me votat e tyre e kishte renditur Serbinë në vendin e shtatë, duke i dhënë tri pikë.

Votimi i publikut në ‘Eurovision 2022’

Serbia u rendit e pesta në vlerësimin përfundimtar, përfaqësuar nga Konstrakta me këngën “In Corpore Sano”, duke shënuar një prej rezultateve më të mira të këtij shteti në vitet e fundit në festivalin evropian.

Një tjetër ndodhi interesante që u shënua në votimin e mbrëmshëm ishte fakti se në votimin e jurisë profesionale, Serbia mori një vlerësim maksimal prej 12 pikësh nga Kroacia – shtet ky që gjithashtu njihet për raportet e këqija që ka me shtetin serb.

Përndryshe, fitues të edicionit të 66-të të festivalit evropian u shpall shteti i Ukrainës, i përfaqësuar nga Kalush Orchestra me këngën “Stefania”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori