LAJMI I FUNDIT:

Pompeo: SHBA-ja synon krijimin e një koalicioni global kundër Kinës

Pompeo: SHBA-ja synon krijimin e një koalicioni global kundër Kinës

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni po synon krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të kundërshtuar ndikimin e Kinës.

Ai e akuzoi Pekinin se po shfrytëzon pandeminë e coronavirusit për të çuar më tej interesat e veta.
Pompeo i bëri deklaratat më 21 korrik në Londër pas takimit me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe Sekretarin e Jashtëm Dominic Raab.


Tensionet midis Perëndimit dhe Kinës janë rritur për shkak të mungesën së transparencës nga ana e Pekinit në lidhje me shpërthimin e pandemisë, shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut, dhe akuzat e piraterisë në internet.

Pompeo tha se çdo vend që “kupton vlerat e lirisë dhe demokracisë” duhet të njohë kërcënimin që paraqet Kina.

“Shpresojmë se mund të krijojmë një koalicion që e kupton këtë”, tha ai.

Marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën, janë të tensionuara për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, të drejtat e pronësisë intelektuale, teknologjinë 5G dhe të drejtat e njeriut.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se e ka mashtruar botën në lidhje me pandeminë e coronavirusit.

Uashingtoni ka lobuar te aleatët, për të ndaluar përdorimin e teknologjisë 5G të kompanisë kineze Huawei, duke thënë se qeveria kineze mund ta përdorë atë për të spiunuar kombet perëndimore.

Huawei mohon pretendimet.

Pompeo vlerësoi lartë vendimin britanik për heqjen e teknologjisë së Huawei-it nga rrjeti i tij i telefonisë celulare 5G. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Bosnja
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori