LAJMI I FUNDIT:

Pompeo paralajmëron bisedime me Korenë e Veriut

Pompeo paralajmëron bisedime me Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë “pak më shumë kreative”, pasi të dyja palët duan t’i rinisin bisedimet për t’i dhënë fund programit bërthamor të Phenjanit.

Duke folur për gazetarët në Uashington, Pompeo nuk tha se kur do të nisin bisedimet.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka takuar udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, muajin e kaluar, me të cilin është pajtuar për rinisjen e bisedimeve.

Gjatë këtij takimi, Trump është bërë presidenti i parë amerikan që ka shkelur në Korenë e Veriut.

Trump dhe Kim kanë zhvilluar dy takime për çështjen bërthamore.

Takimi i fundit në Hanoi, në muajin shkurt, ka përfunduar pa marrëveshje, pasi SHBA-ja ka këmbëngulur në denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar lehtësimin e sanksioneve. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori