LAJMI I FUNDIT:

Polonia i kërkon Perëndimit ‘të reagojë qetë në raport me vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi’

Polonia i kërkon Perëndimit ‘të reagojë qetë në raport me vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi’

Perëndimi duhet të jetë i qetë në përgjigjen e tij ndaj vendimit të Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

Kështu ka thënë ministri për çështje të Bashkimit Evropian i Polonisë, Szymon Szynkowski vel Sek.


Siç ka thënë ai, megjithëse ishte një “element i përshkallëzimit, reagimi duhet të jetë i qetë, por i vendosur”.

“Ne nuk mund të frikësohemi nga propagandistët rusë”, ka shtuar ai, përcjell Telegrafi.

Reagimi i tij vjen pasi të shtunën u raportua nga një agjenci ruse e lajmeve se Vladimir Putin kishte nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi.

Moska tha se po e bënte këtë veprim si përgjigje ndaj rritjes së mbështetjes ushtarake të Perëndimit për Ukrainën.

Putin argumentoi se duke vendosur armët e saj taktike bërthamore në Bjellorusi, Rusia po ndiqte shembullin e Shteteve të Bashkuara.

Ai vuri në dukje se Uashingtoni kishte armë bërthamore me bazë në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi.

Polonia më herët bëri thirrje që atletët rusë dhe bjellorusë të ndalohen të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Paris, nëse Moska refuzon të tërheqë forcat e saj nga Ukraina.

Megjithatë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi kohët e fundit se kishte plane për të lejuar atletët nga kombet që të garonin si neutralë për të shmangur një rikthim në bojkotet e stilit të epokës së Luftës së Ftohtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori