LAJMI I FUNDIT:

Polonia dërgon ushtrinë në lindje për shkak të Wagnerit dhe forcave speciale bjelloruse

Polonia dërgon ushtrinë në lindje për shkak të Wagnerit dhe forcave speciale bjelloruse

Polonia ka vendosur të zhvendosë formacionet ushtarake nga perëndimi në lindje të vendit për shkak të kërcënimit të mundshëm që paraqet prania e mercenarëve rus, Wagner në Bjellorusi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve PAP, duke cituar sekretarin e komitetit të sigurisë së vendit.

“Stërvitja ose stërvitjet e përbashkëta midis ushtrisë bjelloruse dhe grupit të Wagnerit janë padyshim një provokim”, deklaroi Zbigniew Hoffmann.


Kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, u shfaq në video të mërkurën duke mirëpritur mercenarët në Bjellorusi. Ai u thotë atyre se tani për tani nuk do të marrin pjesë në luftën e Ukrainës, por i urdhëron që të përgatiten për të shkuar në Afrikë, raporton reuters.

Dje, megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë deklaroi se mercenarët e Wagnerit filluan të stërvitnin me forcat speciale bjelloruse në një fushë trajnimi ushtarak disa kilometra larg kufirit me Poloninë anëtare të NATO-s.

“Komiteti analizoi kërcënimet e mundshme, si zhvendosja e njësive të Grupit Wagner. Prandaj, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, kryetari i Komitetit, Mariusz Blaszczak, vendosi të zhvendosë formacionet tona ushtarake nga perëndimi në lindje të Polonisë”, shtoi ai.

Komandanti i Wagner zbulon numrin e mercenarëve të vrarë në Ukrainë
Lexo po ashtu Komandanti i Wagner zbulon numrin e mercenarëve të vrarë në Ukrainë

Banorët pranë kufirit të Polonisë me Bjellorusinë thanë dje se mund të dëgjonin të shtëna armësh dhe helikopterësh pasi grupi i Wagner arriti për të trajnuar forcat speciale bjelloruse.

Në fillim të korrikut, Polonia njoftoi se do të dërgonte 500 policë për të forcuar sigurinë në kufirin me Bjellorusinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori