LAJMI I FUNDIT:

Pollozhani: Ballkani ka potencial për ta mbrojtur titullin e kampionit

Pollozhani: Ballkani ka potencial për ta mbrojtur titullin e kampionit

Ballkani është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të pastër 2-0.

Në këtë takim skuadra nga Suhareka u udhëhoq nga ndihmëstrajneri Artim Pollozhani, pasi kryetrajneri Ilir Daja ishte i suspenduar.


Pollozhani ka thënë se 89-shi i vuri në vështirësi, derisa futbollistët kanë bërë detyrën për të marrë këtë fitore.

“Një fitore e pastër nga ana jonë. Trepça ‘89 ka lojtar të mirë dhe na vunë në vështirësi. Ishte e vështirë për faktin që luajmë gati çdo tre ditë dhe lojtarët humbin energji. Por të gjithë djemtë bënë detyrën e tyre dhe i përgëzoj për paraqitjen. Djemtë janë rritur shumë nga paraqitja në Evropë”, tha Pollozhani.

Tutje Pollozhani ka thënë se janë të fortë dhe kanë potencial për ta mbrojtur titullin kampion.

“Mendoj që i ka bërë edhe më të fortë, por pjesën e eksperiencës kanë fituar shumë. Ballkani ka forcë, potencial për të mbrojtur titullin e kampionit. Nuk e shoh vetëm Dritën si konkurrente për titull, por janë edhe skuadrat tjera si Prishtina, Llapi që kanë kualitet në ekipet e tyre”, ka thënë Pollozhani.

Me këtë fitore Ballkani vazhdon në pozitën e dytë me 25 pikë, dy më pak se Drita që ka dy lojë më shumë të zhvilluara. /Telegrafi/