LAJMI I FUNDIT:

Policia refuzon kërkesën për mbajtjen e Beerfest Kosova në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, rekomandon lokacion tjetër

Policia refuzon kërkesën për mbajtjen e Beerfest Kosova në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, rekomandon lokacion tjetër
Foto: Facebook

Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e dërguar në Stacionin Policor Qendër Prishtinë për mbajtjen e edicionit të dhjetë të “Beer Fest Kosova”.

Në një njoftim të bërë në rrjete sociale, thuhet se kërkesa është refuzuar me arsyetimin se tubimi i paraparë që të mbahet, bie ndesh me Ligjin për Tubime Publike.


“Përveç ankesave të shumta të qytetareve që kemi pasur në të kaluarën për zhurmën, bllokimin e komunikacionit, prishje te rendit dhe qetësisë publike, veprat penale ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, problem paraqet edhe numri i madh i qytetareve që e frekuentojnë lokacionin të cilin e ka propozuar organizatori ( ku sipas organizatorit do te marrin pjese 2000 deri 3000 pjesëmarrës në një lokacion që nuk ka kapacitet të akomodoj këtë numër të pjesëmarrësve)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Foto: Facebook

Zyrtarët kompetent nga stacioni policor Qendra, i kanë rekomanduar organizatorit të festivalit “Beer Fest” që të gjejnë një lokacion tjetër të përshtatshëm për ta mbajtur këtë festival.

Anulohet Beerfest Kosova që ishte planifikuar të fillonte me 13 gusht
Lexo po ashtu Anulohet Beerfest Kosova që ishte planifikuar të fillonte me 13 gusht

“Çështje kjo për të cilën zyrtarët kompetent nga stacioni Qendra, kanë rekomanduar organizatorin festivalit “Beer fest” që të gjejnë një lokacion me të përshtatshëm për mbajtje të eventit.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar qe te mbështes aktivitetet dhe organizimet ne përputhje me Ligjin për tubime publike”, thuhet më tej.

Beerfest Kosova përndryshe ishte planifikuar të zhvillohej me datat 13, 14, 15 gusht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori