LAJMI I FUNDIT:

Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Policia e Kosovës ka publikuar të premten fotografinë e të dyshuarit për vrasjen e rëndë, e cila ka ndodhur më 11 shtator të këtij viti në Podujevë.

I njëjti ndodhet në arrati, ndërkaq policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në arrestimin e tij.


Paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, i dyshuari tjetër ende në arrati
Lexo po ashtu Paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, i dyshuari tjetër ende në arrati

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar”.

“I dyshuari kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e policisë.

Me 11 shtator 2023, një person rreth 30-vjeç ka mbetur i vdekur ndërsa një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Podujevë.

Në momentin e të shtënave ndaj çiftit prezent kishte qenë edhe një fëmijë, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Lidhur me rastin, një ditë më pas është ndaluar një person i dyshuar me inicialet A.S, i cili ndodhet në paraburgim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori