LAJMI I FUNDIT:

Policia njofton për disa raste të dhunës në familje

Policia njofton për disa raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës që kanë ndodhur në disa qytete.

Sipas raportit të Policisë, nga rastet e dhunës kryesisht kanë pësuar gratë, viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor ndërsa të dyshuarit për shkaktimin e dhunës janë intervistuar.


Gjeni më poshtë rastet e dhunës që janë raportuar brenda 24 orëve, transmeton Telegrafi.

Partesh, 08.05.2023 – 12:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viti, 08.05.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtjeje e përkohshme emergjente nga ana e policisë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 08.05.2023 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 08.05.2023 – 10:00. Ankuesi kosovar deklaron se djali dhe bashkëshortja e tij i kanë shkaktuar dhunë psikike. Palët e involvuara në rast janë intervistuar dhe është njoftuar mbrojtësi i viktimave. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vushtrri 08.05.2023 – 12:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se në vazhdimësi ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori