LAJMI I FUNDIT:

Policia në Teksas arreston 14 vjeçarin – lidhej me vjedhjet dhe tentim vjedhjet e afro 40 veturave Kia

Policia në Teksas arreston 14 vjeçarin – lidhej me vjedhjet dhe tentim vjedhjet e afro 40 veturave Kia

Shumica e 14 vjeçarëve jetojnë një jetë normale, përpos një djaloshi në Plano të Teksasit, i cili është përfshirë në aktivitet kriminal. Një pronar shtëpie tha se e kishte kapur djaloshin në procesin e vjedhjes së një veture.

Policia nëpërmjet një deklarate tha se gjatë hetimit, ata zbuluan se ai ishte djaloshi i njejte i cili lidhet me vjedhjen ose tentim vjedhjen e afro 40 veturave.


Rrjetet sociale ndihmuan në përhapjen e lajmeve se disa modele Kia dhe Hyundai janë shumë të lehta për t’u vjedhur nëse arrin të futesh në kabinë. Veturat në fjalë nuk kanë një imobilizator të motorit, dhe posa e largon cilindrin ndezës, ndezja e veturës është vetëm një hap larg, raporton Car Scoops, transmeton Telegrafi.

Kjo duket të jetë pikërisht ajo që djaloshi nga Plano dyshohet ta ketë bërë plot 39 herë. “Në internet të miturit po kërkojnë mënyra të ndryshme se si të vjedhin vetura, dhe këto mënyra po i shpërndajnë me njëri tjetrin ashtu sikurse do ta bënin në çdo platformë”, deklaroi oficerja Jennifer Chapman.

Si Hyundai, po ashtu edhe Kia, kanë ofruar disa metoda të ndryshme për t’i ndihmuar pronarët që të parandalojnë vjedhjet e veturave të tyre.

Metodat e ofruara përfshijnë përditësimin e softuerit falas, bllokuesin e timonit “The Club” dhe imobilizator të palëve të treta me një kosto të vogël, megjithatë, shumë zyrtar qeveritar kanë thënë se prodhuesit jug-korean të veturave nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i ndihmuar pronarët.

Meqenëse ai është i mitur, djaloshi ka të ngjarë të përballet me dënime shumë më pak të rrepta sesa një i rritur, ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër në lidhje me djaloshin. /Telegrafi/