ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar kontrollet në trafik ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve, duke shqiptuar 26 gjoba dhe konfiskuar 15 motoçikleta gjatë javës së kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, aktiviteti është zhvilluar në periudhën 6-12 korrik 2026, në kuadër të planit operativ "Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve", me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.


Nga kontrollet e realizuara rezulton se:

  • 15 gjoba janë shqiptuar për drejtim të motoçikletës pa patentë shoferi;
  • 3 gjoba për drejtim të motoçikletës pa regjistrim;
  • 2 gjoba për drejtim të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse;
  • 6 gjoba për kundërvajtje të tjera.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 15 motoçikleta dhe skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i dispozitave ligjore rrezikojnë jetën e drejtuesve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Në njoftim thuhet se drejtuesit duhet të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, ta përshtatin ngasjen me kushtet e rrugës dhe të përdorin gjithmonë helmetën mbrojtëse, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda.

Policia njofton se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa fton qytetarët që të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit "Lajmëro Policinë" ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, duke garantuar ruajtjen e konfidencialitetit të plotë të raportuesve. /Telegrafi/