Komuna e Kaçanikut ka njoftuar qytetarët se gjatë orëve të natës do të realizohen punime për pastrimin dhe larjen me ujë të rrugëve në qytet.

Sipas njoftimit të komunës, punimet do të zhvillohen pas mesnatës në disa prej akseve kryesore, përfshirë Bulevardin “Ismail Raka”, Rrugën “Qamil Ilazi”, Rrugën “Sali Bajra” dhe rrugë të tjera.


Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe banorëve që të largojnë automjetet e parkuara përgjatë këtyre rrugëve, në mënyrë që të mundësohet realizimi sa më efikas i punimeve.

“Luten qytetarët dhe banorët që, për të mundësuar zhvillimin e punimeve dhe realizimin e një pastrimi sa më cilësor, t’i largojnë automjetet e parkuara përgjatë këtyre rrugëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve. /Telegrafi/