LAJMI I FUNDIT:

Policia në Ferizaj fton në takim përfaqësuesit e transportit publik të udhëtarëve, shpalos planin operativ për sezonin e verës

Policia në Ferizaj fton në takim përfaqësuesit e transportit publik të udhëtarëve, shpalos planin operativ për sezonin e verës

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, njofton se ka ftuar në takim përfaqësuesit e transportit publik të udhëtarëve në këtë rajon.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt, e cila është vlerësuar të jetë e qetë dhe stabile.


“Tani, me ardhjen e bashkatdhetarëve nga vendet perëndimore, e po ashtu edhe nga lëvizja e qytetarëve për pushime verore ,në drejtim të Shqipërisë e vendeve tjera, ka bërë që të kemi qarkullim të madh edhe të transportit publik të udhëtareve, të auto besëve”, thuhet në komunikatën për media.

Ndaj, Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor thotë se ka ndërmarrë masat e nevojshme me plan operativ gjatë sezonit të verës, për transportin publik të udhëtarëve dhe ka shtuar personelin në detyrë.

“Policia, ka hasur ne disa parregullsi, siç janë: drejtimi i autobusëve pa kategori përkatëse, gjendja jo e mirë teknike e autobusëve, numri më i madh i pasagjerëve të lejuar,  ndalja e autobusëve në vende ku nuk është e lejuar, tejkalimet e shpejtësisë e kundërvajtje tjera që mund të shkaktojnë aksidente në rrugë”.

Po ashtu thuhet se edhe te disa kompani të taksive janë vërejtur disa raste, kur numri i ulëseve iu është shtuar automjeteve, ndalje të parregullta dhe disa kundërvajtje tjera që pengojnë rrjedhën e komunikacionit.

“Takimi u mbyll me disa propozime të përfaqësuesve të kompanive të transportit publik të udhëtarëve si: caktimi i disa vendeve të ndalimit të autobusëve, caktimi i disa vendeve të ndalimit për taksi, vendosja e shenjave të komunikacionit në disa rrugë etj, kërkesa këto që do të  adresohen në institucionet përkatëse”.

“Bashkërisht janë darkoduar që të merren masa të nevojshme dhe secili të kontribuojë që, kjo verë të kalojë me sa më pak kundërvajtje në komunikacion, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në rrugë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori