LAJMI I FUNDIT:

Policia kufitare sekuestron mall të kontrabanduar në Muçivërcë

Policia kufitare sekuestron mall të kontrabanduar në Muçivërcë

Policia kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit (SPMK) Muçivërcë, rreth orës 16:30 në rrugë operative ka pranuar një informatë se në fshatin Domorovc Ranillug, nga territori i Serbisë është futur një traktor i ngarkuar me mallra kontrabandë dhe i njëjti gjendet në oborrin e një shtëpie të pabanuar.

Reklama

Siç njoftohet, me të pranuar informatën njësit policore patrulluese të SPMK Muçivërcë, kanë shkuar në atë lokacion dhe kanë arritur ta gjejnë shtëpinë ku ishte i parkuar traktori që dyshohej së kishte të ngarkuar mall të kontrabanduar.

Tutje theksohet se patrulla policore ka identifikuar personin që kujdesej për shtëpinë dhe me lejen e tij, zyrtarët policorë janë futur në oborrin e shtëpisë, ku kanë konstatuar se në rimorkion e improvizuar të traktorit kishte të ngarkuara pako me barna të llojeve të ndryshme dhe pajisje të instalimit elektrik.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare e Prokurorisë Themelore Gjilan, e cila ka urdhëruar që traktori me mallra të dyshuara të sekuestrohet përkohësisht dhe të iniciohet rasti ‘kontrabanda me mallra’.

Zyrtaret policorë të SPMK Muçivërcë, janë në proces të numërimit të  mallrave të  sekuestruara dhe po ashtu janë duke punuar në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit(ve).

Në trend Lajme

Më shumë
Zmbrapset Vuçiq: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Zmbrapset Vuçiq: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Lajme
Qeveria e Kosovës: Serbia ka vendosur afër kufirit edhe artilerinë e rëndë

Qeveria e Kosovës: Serbia ka vendosur afër kufirit edhe artilerinë e rëndë

Lajme
Policia gjen sërish armë të rënda dhe municion në veri

Policia gjen sërish armë të rënda dhe municion në veri

Lajme
Kështu kishte folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin - disa muaj para se të vritej

Kështu kishte folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin - disa muaj para se të vritej

Lajme
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
Grumbullimi i forcave serbe në kufi me Kosovën dhe kërkesa e SHBA-së për largimin e tyre – lajm në mediat ndërkombëtare

Grumbullimi i forcave serbe në kufi me Kosovën dhe kërkesa e SHBA-së për largimin e tyre – lajm në mediat ndërkombëtare

Lajme
Kalo në kategori