LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon tri armë zjarri në Ferizaj

Policia konfiskon tri armë zjarri në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në një komunikate drejtuar mediave thotë se brenda 24 orëve të fundit në tri ahengje familjare ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia njofton se rastet ishin në  fshatin Greme, në fshatin Slivovë dhe në rrugën ” Kadri Zeka” të Ferizajt, transmeton Telegrafi.


“Policët e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë identifikuar tre të dyshuarit, të cilët kishin shtënë me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa janë konfiskuar tri armë zjarri ( pistoleta).

Rastet janë cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës ”

Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, sepse përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje dhe gëzime familjare mund të shndërrohet në tragjedi, poashtu është e ndaluar me ligj. /Telegrafi/