LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje rreth sulmit të shtëpisë së shqiptarit në veri të Mitrovicës

Policia jep detaje rreth sulmit të shtëpisë së shqiptarit në veri të Mitrovicës

Një shtëpi mbrëmjen e së enjtes është përfshirë nga një zjarrëvënie rreth orës 21:00 në lagjen e Doktorëve në Veri të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin  e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.


Hoti tha se nuk ka persona të lënduar dhe janë shënuar vetëm dëme materiale.

Sulmohet me koktej molotovi shtëpia e një shqiptari në veri të Mitrovicës
Lexo po ashtu Sulmohet me koktej molotovi shtëpia e një shqiptari në veri të Mitrovicës

Sipas tij, Policia e Kosovës deri më tani ende nuk e ka identifikuar kryerësin e kësaj vepre.

“Është zjarrëvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, ka thënë Hoti.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës tha po ashtu se për fat të mirë fqinjët përreth kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

“E rëndësishme është që zjarri është shuar nga fqinjët përreth aty. Dhe kur kanë mbërri njësitet e zjarrfikësve  s’kanë pas nevojë, pasi fqinjët kanë ndihmuar në fikjen e zjarrit. Motivet momentalisht janë të panjohura rreth këtij akti. Nuk  e kemi kryerësin e këtij akti ende. Megjithëse në një deklaratë ashtu siç i është thënë hetuesve policorë nga vet pronari i shtëpisë ka thënë së qëndron në raporte shumë të mira me të gjithë shqiptarë e serb dhe s’ka probleme, dhe ai s’ka dyshime mbi dikë. Tash mbetet të shikohet”, u shpreh Hoti për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori