LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me koktej molotovi shtëpia e një shqiptari në veri të Mitrovicës

Sulmohet me koktej molotovi shtëpia e një shqiptari në veri të Mitrovicës

Rreth orës 20:40 sonte është sulmuar me koktej molotovi shtëpia e Qamil Hajrizit në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicën e Veriut.

Hajrizi ka thënë se në momentin e sulmit në shtëpi kanë qenë gruaja dhe vajza e tij.


Ai ka treguar se sulmet e tilla kanë qenë të shpeshta në të kaluarën dhe dyshimet i ka në banorët serbë të asaj pjese.

“Ka pasur edhe përpara këso sulme por kohët e fundit jo. Kanë qenë gruaja vajza që kanë thënë se fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka shpërthyer zjarri. Kanë dalë në ballkon dhe kanë thirrur fqinjët për ndihmë të cilët janë munduar t’i ndalin flakët. Dëmet janë goxha të mëdha por për fat të mirë në familje nuk ka pësuar askush”, ka thënë Hajrizi.

“Kemi pas sulme përpara edhe këtu që kanë ardhur nga pjesa serbe. Sigurisht prej tyre është edhe ky sonte, sepse këndej vetëm ata qarkullojnë. Sulmi ka ardhur nga ana prej serbëve. Shenjat që verifikoi polica janë prej kësaj ane që ka ardh sulmi. Është verifikuar se sulmi është kryer me koktej molotovi dhe që është sulm i qëllimshëm”, ka thënë tutje ai, në klankosova.

Hajrizi thotë se ndjehen të rrezikuar vazhdimisht nga sulme sikur i sotmi.

“Të rrezikuar jemi të gjithë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. As kontrolle të policisë nuk ka as shteti nuk është i interesuar për këtë”, ka përfunduar Hajrizi.

Telegrafi ka provuar të marrë Policinë e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, për të dhënë detaje, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori